
Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për festimet në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,
Në mbledhjen e qeverisë, sot është vendosur që organizimet e 17 shkurtit të mbulohen me gjysmë milioni euro.
Tashmë është zbuluar logoja e festimit të 11-vjetorit të shtetësisë së Kosovës, e cila i dedikohet transformimit të Forcave të Sigurisë në ushtri.
Ndërsa, bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj është nikoqire e një koncerti që do të mbahet ditën e Pavarësisë.