Serbët e Kosovës i frikësohen idesë për korrigjimin e kufijve

0
20

Ieja për korrigjimin e kufijve i ka frikësuar serbët që jetojnë në Kosovë, andaj është bërë thirrje që të hiqet dorë nga kjo ide, si dhe nga ana e Serbisë është kërkuar të njihet realiteti i Kosovës si shtet i pavarur me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për serbët në Kosovë është rekomanduar një dialog i Qeverisë së Kosovës me komunitetin serb.

Kështu u tha me rastin e publikimit të hulumtimi të Komitetit të Helsinkit, raport ky i cili flet për jetën dhe pritjet e serbëve në Kosovë.

Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga ideja për korrigjimin e kufijve, pasi që si e tillë ajo paraqet rrezik për konflikt në Ballkan.

Ajo u shpreh se komuniteti serb në Kosovë jeton në kushte të vështira dhe se nuk kanë mbështetje nga Beogradi, por mungon mbështetja e duhur edhe nga Prishtina zyrtare.

Sipas saj, sfidë për serbët në Kosovë mbetet pranimi i identitetit kosovar, derisa theksoi se ata janë ekonomikisht të varur nga Serbia.

Në bazë të këtij raporti del se edhe Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e komunitetit serb, andaj Biserko rekomandon që pala kosovare të fillojë një dialog me serbët e Kosovës për të përmirësuar jetën e tyre.

Problemet kryesore me të cilat përballen komuniteti serb në Kosovë janë gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale, pamundësia për punësim sidomos të të rinjve të këtij komuniteti.

“Të heqin dorë nga negociatat për ndryshim të kufijve, të pranohet realiteti i Kosovës dhe konform marrëveshjes së nënshkruar të fillohet në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si shtet i pavarur dhe kjo është mënyra e vetme që në rajon të pamundësohet një kanosje që po i kërcënohet dhe Serbisë, dhe të gjithë të tjerëve. Duhet t’i qasemi integrimit të komunitetit serb jo vetëm në atë aspektin politik, por edhe ekonomik dhe shoqëror në përmirësimin e jetës dhe cilësisë së jetës shoqërore dhe liderët politik të realizojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me komunitetin serb në rajonet e ndryshme. Duhet të fillojë dialogu një komisioni i pajtimit mendoj që ka nisma e tilla nga Qeveria, që do të ishte në funksion të normalizimit në një nivel me Beogradin dhe në një nivel me komunitetin lokal. Mendoj se është me rëndësi që Prishtina përkatësisht bashkësia shqiptare ta zhvillojë dialogun me se rbët që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Biserko.

Se ideja për korrigjimin e kufijve paraqet rrezik për të dyja shtetet, e tha edhe drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, i cili u shpreh se një ide e tillë shkatërron gjithë atë që është ndërtuar në këta 20 vjet në Kosovë.

Ai e ka përkrahur idenë që ekipi negociator t’i bëjë pjesë të dialogut me Serbinë edhe serbët e Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here