Gardisti shqiptar rrëfen arsyen pse ia mori jetën gruas

0
33
Merret në pyetje 44-vjeçari Alket Arapaj.

Merret në pyetje 44-vjeçari Alket Arapaj, gardisti që vrau një ditë më parë me armën e shërbimit bashkëshorten e tij Ervilma Seferi 36 vjeç. Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve polcore, raporton për “BalkanWeb” se Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht kur është marrë në pyetje.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur mes tij e bashkëshortes mëngjesin e djeshëm, ai ka shfaqur shenja xhelozie.

“Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua. Nuk më tregonte të vërtetën. Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, ka thënë gardisti në polici.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here