Gjuriq i ankohet ambasadorit korean për taksën, kërkon edhe themelimin e Asociacionit

0
10

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, është takuar sot me ambasadorin e Koresë së Jugut, Choe Hyong Chan, me të cilin ka diskutuar rreth situatës së fundit politike të krijuar pas vendosjes së taksës nga Kosova.

Gjuriq ka njoftuar ambasadorin korean për masat që Kosova ka vendosur kundrejt Serbisë në muajt e fundit.

Politikani serb ka thënë se veprime të tilla e cenojnë stabilitetin e rajonit, dhe janë shkelje elementare e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, Beogradi është i përkushtuar për dialog, megjithatë e ka përsëritur se bisedimet nuk do të vazhdojnë pa u hequr taksa ndaj produkteve serbe.

Ndër të tjera, Gjuriq është shprehur i zhgënjyer me faktin se Prishtina edhe përkundër faktit që kanë kaluar 2 mijë e 124 ditë, nuk ka arritur të përmbush obligimin e marrë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here