Letra e Putinit për Serbinë, ka një mesazh për Kosovën

0
27
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një letër Serbisë në të cilën ka përcjell qëndrimin e tij për çështjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka marrë nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, një letër të dërguar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin para ditës së pavarësisë së Serbisë.

Putin ka dërguar mesazhe të mbështetjes për Serbinë duke dhënë edhe një mesazh për Kosovën.

Letra e plotë e Putinit:

“I nderuari president, pranoni përshëndetje të ngrohta me rastin e festës së juaj kombëtare – ditës së shtetit të Serbisë.

Në Rusi vlerësohen lartë raportet e partneritetit strategjik me Serbinë. Me kënaqësi ju them se bashkëpunimi i shteteve tona do të vazhdojë në mënyrë dinamike në fusha të ndryshme.

Dua që edhe njëherë t’ju falënderoj për pritjen e ngrojtë ndaj meje dhe delegacionit rus në Beograd. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombëtare.

Sinqerisht ju uroj shëndet të mirë dhe suksese, kurse popullit vëllazëror serbë – mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në vazhdim të letrës së Putinit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq i është falënderuar Putinit për urimet e tij. Kurse, gjatë takimit me ambasadorin Çepurin kanë shqyrtuar temat e bashkëpunimit bilateral dhe marrëveshjet e diskutuara gjatë vizitës së fundit të Putinit në Beograd.

Ambasadori Çepurin në emër të Putinit ka përcjell qëndrimin e presidentit në lidhje me çështjen e Kosovës duke thënë se vendimi për taksë ndaj mallrave serbe është hap i papërgjegjshëm nga Prishtina që ka cenuar dialogun dhe mbi të gjitha jetën e serbëve në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here