Babai bën selfie me vajzën, pak orë më vonë ndodh tragjedia

0
20

Sapo kishin ngrënë mëngjes dhe po bënin një shëtitje dhe kur panë një kalë të vogël poni në një fermë, vendosën që të bëjnë një fotografi selfie bashkë me kafshën.

Por ajo rezultoi fotografia e fundit e një babai me vajzën e tij 30 vjeçe.

Më pas ndodhi tragjedia për familjen Davies, e cila jeton në Pontllanfraith, një qytezë e vogël në Uells.

Kevin Davies po shëtiste bashkë me vajzën Jade, e cila ka dhe një djalë 5 vjeç, ndërsa e shoqja po udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arsye profesionale.

Pak orë më vonë, vajza nisi të kishte dhimbje të forta koke, të cilat i nënvlerësoi. Kaluan pak orë, kur Jade Davies, humbi ndjenjat duke u rrëzuar përtokë.

Ajo u gjet nga vëllai Kody, i cili shkoi që ta kërkonte në shtëpi, duke qenë se nuk po i përgjigjej në telefon. Ai lajmëroi menjëherë ndihmën e shpejtë, ku vajza u dërgua me urgjencë në spitalin e Newport, ku mjekët konstatuan se kishte pësuar hemorragji cerebrale, shkruan noa.al.

Jade u transferua në spitalin e Cardiff, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, e reja ndërroi jetë tre ditë më vonë, më 28 janar.

Familja priti rezultatet e autopsisë të cilat dolën këtë fillim javë. Të pikëlluar familjarët e të resë, kërkojnë që të mos neglizhohet asnjë dhimbje, në mënyrë që tragjedi të tilla të parandalohen. Funerali i së resë do të mbahet në 25 shkurt, në një kishë në Mynyddiswlyn.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here