
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në Strasburg u diskutuan pikëpamjet e Kosovës për dialogun dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas saj, Kosova dhe Serbia në dialog duhet të trajtohen si dy shtete të barabarta, dhe i njëjti proces të rezultojë me një marrëveshje ku Kosova njihet me kufijtë e saj aktual.
Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit në Facebook:
Sot në Strasbourg, së bashku me deputetë të Parlamentit Evropian, diskutuam pikëpamjet tona për relacionet në mes të Kosovës dhe BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi dhe procesin e liberalizimit të vizave. Prezentuam qëndrimin se dialogu duhet të zhvillohet në formatin shtet me shtet, ku Kosova e Serbia trajtohen si dy shtete te barabarta dhe i cili rezulton me një marrëveshje ku Republika e Kosovës njihet në kufijtë e saj aktual.