Të premten ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë

0
15
Ministria e Arsimti Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që, nesër (e premte), 15 shkurt 2019, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here