“Trepça” futet në krizë të thellë financiare

0
23

Derisa Shyqyri Sadiku, kryetar i SP-së së Punëtorëve të “Trepçës”, mendon se gjendja në “Trepçë” është rezultat i keqmenaxhimit, i korrupsionit e i nepotizmit, ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës” Xhevdet Tahiri thotë se situata e krijuar ka ardhur si rezultat i sabotimeve dhe i pengesave në prodhim, të krijuara nga kryesindikalisti Shyqyri Sadiku
“Trepça” është zhytur në krizë të thellë që për pasojë ka gjendjen e rëndë financiare pas grevave të organizuara. Punëtorët e “Trepçës”, rreth 1300 sa janë, përveçse u janë vonuar pagat i kanë marrë ato 40 euro më të ulëta.

Arsyetimet e menaxhmentit janë se nuk ka mjete për paga për shkak të vështirësive financiare, ndërkaq Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të “Trepçës” gjithë fajin ia hedh menaxhmentit.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, i cili është edhe anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, ka thënë se minatorët sërish mund të hyjnë në grevë, pasi janë të pakënaqur, sepse pagat i kanë marrë me zbritje dhe se gjendja është vështirësuar, shkruan Zeri.

Sipas tij, “Trepça” ka ardhur në një situatë të tillë që nuk ka mjete as për paga, e është zhytur edhe në borxhe. “Unë e kam paralajmëruar edhe më herët se keqmenaxhimi, korrupsioni dhe nepotizmi e kanë sjellë në këtë gjendje ‘Trepçën’”, ka thënë ai, ndërkaq ka sqaruar se minatorët e kombinatit “Trepça”, një muaj më parë kanë qenë në grevë njëjavore, duke kërkuar rritjen e pagave për 20 për qind, shkarkimin e Bordit të këtij kombinati, ndalimin e punësimit të stafit pa konkurs dhe krijimin e kushteve më të mira për punë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here