Kërkohet ndërhyrja e Qeverisë për rrezikun nga asbesti

0
28

​Pos prezencës së madhe të mbeturinave, Komuna e Hanit të Elezit është e mbushur me mbetje të asbestit, material i cili konsiderohet kancerogjen.

Organizata “Let’s do It Kosova”, ka pastruar mbeturina rreth kufirit në këtë komunë, duke thënë se është momenti i fundit që të bëhet diçka për shëndetin e këtyre banorëve, raporton KTV.

Shqetësues, sipas kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, është fakti se materialet prej asbestit janë ende në funksion.

Suma thotë se sasia e mbetjeve të asbestit vazhdon të jetë tejet e madhe, por që kërkesat e tyre nuk po merren parasysh nga Qeveria.

Ndonëse kjo komunë i ka larguar nga përdorimi gypat e ujësjellësit me këtë material, ka shumë të tjera që ende vazhdojnë t’i përdorin ato.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here