Mustafa: Lugina të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen Kosovë-Serbi

0
15

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa është shprehur i gëzuar që në platformën për dialog me Serbinë është përfshirë edhe Lugina e Preshevës. Por, ai në një status në Facebook ka kërkuar që Lugina të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Përfshirja e luginës së Preshevës në platformën e Kosovës për dialogun me Serbinë të bëhet edhe fakt në tavolinën negociuese.

Shpresëdhënës fakti që Republika e Kosovës e përfshin për herë të parë zyrtarisht Luginën e Preshevës në Platformën e saj për dialogun me Serbinë.

Inkurajojmë Delegacionin Shtetëror, Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën e Republikës së Kosovës që ta bëjnë edhe fakt në tavolinën negociuese.

Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here