Aksidenti tragjik në Maqedoni, këto janë informatat e fundit

0
37

Tre nga të lënduarit në aksidentin e autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, që ndodhi më 13 shkurt, ende janë në gjendje kritike, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga Ministria, për momentin, në spitalin “8 shtatori” të hospitalizuar janë 18 pacientë. Tre prej tyre janë ende në gjendje kritike, ndërsa 15 të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient gjatë ditës së djeshme është lëshuar për shërim shtëpiak.

Në Qendrën Klinike në Shkup, 6 pacientë janë të hospitalizuar, nga ku 3 janë në Klinikën për Anestezion, Rianimacion dhe Shërim Intensiv, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje stabile shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë shton se pacienti i cili është në Klinikën për kirurgji torakale dhe pacientja shtatzënë, që gjendet në Klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë, gjithashtu janë në gjendje shëndetësore stabile.

Në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetvoë në Llaskarcë  kishte 15 viktima dhe dhjetëra të lënduar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here