Wijnaldum: Liverpool mund ta fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve

0
48
Mesfushori i Liverpool, Gini Wijnaldum është shprehur optimist për sezonin e Liverpool.

Holandezi beson se skuadra e tij mund të triumfojë në dy objektivat kryesorë të saj, Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

Aktualisht ata prijnë në Premierligë, kurse në kuadër të Ligës së Kampionëve do të përballen me Bayern Munich. Wijnaldum beson se triumfi në Premierligë arrihet më vështirë.

“Me gjasë Premierlig (më vështirë të fitohet) sepse aty ka më shumë ndeshje, dhe nuk ka ndeshje të lehta. E vërteta është se ne mund të fitojmë të dyja, por është e vështirë. Ne duhet të besojmë” ka thënë Gini.

“Klopp dëshiron që ne të shikojmë vetëm ndeshjet tona. Është e vështirë sepse fundi nuk është larg dhe të gjithë po flasin për të” ka thënë ndër të tjerash mesfushori.

Liverpool konsiderohet favorit edhe për ndeshjen kundër Bayern, por duhet pasur parasysh se kundër një skuadre me përvojë si bavarezët, nuk mund të flitet për favoritin.

Avantazhi i ‘The Reds’ do të jetë ‘Anfield’ dhe tifozëria e flaktë e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here