Haradinaj: Harrojeni që kemi me dhënë troje e kufij

0
27

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur kësaj herë nga vendlindja e tij, Gllogjani se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të largohet.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të provojë që ta shfuqizojë vendimin të cilin Qeveria e ka marrë unanimisht muaj më parë.

Këtë e ka thënë duke iu referuar partnerëve të koalicionit.

Sa i përket thirrjes së SHBA-së që taksa të anulohet, Haradinaj ka thënë se veprimet të tilla ndërmerr edhe vet shteti amerikan.

“Trump ka vendos tarifa për plot vende dhe ekonomi, po ndërton mure me Meksikën. Ne do të shkojmë kësaj rruge dhe tarifa nuk hiqet deri në njohje”, është shprehur Haradinaj pas homazheve në varrezat e dëshmorëve.

“Nëse shkojmë hapa prapa, mund ta kërkojnë  sot heqjen e tarifës, pastaj Trepçën… Dialogu të ndodhë pa kushtëzime, i është thënë Mogherinit. Serbia po i nxjerr kushte Kosovës në vend se të ishte ndryshe. Në tavolinë mund të bisedohet edhe për taksën. Pres përkrahje e të gjithëve edhe të partnerëve politikë edhe pse mund të ketë mendime të ndryshme. Nuk është mirë të provojë dikush që ta heq pasi që vendimi ka qenë i të gjithëve. Nuk është demokraci të hiqet pa votën e njërit partner – këtë rast AAK-së”, tha i pari i Qeverisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here