Kjo shenjë horoskopi ka pak miq të vërtetë

0
53

Nga aspekti i miqësisë mund të thuhet se rrethi i të interesuarve për këtë shenjë është shumë gjerë, porse miqtë e vërtetë i ka të paktë. Në të vërtetë, ndonëse i tërheq personat tjerë, kjo shenjë vështirë ia del të mbahë me ta marrëdhënie të miqësisë së vërtetë. Por, megjithatë, kur lidhja e miqësisë të forcohet, sinqerisht është i gatshëm t’i ndihmojë mikut, t’ia organizojë jetën nëse është e nevojshme dhe t’i hap horizonte të reja të interesimit.

Për të qene dikush mik i kësaj shenjeje, duhet të ketë me të interes të përbashkët, e pastaj edhe biseda gjatë të cilave shfaqet aftësia e kësaj shenjeje që të vlerësojë mendimin e njerëzve të tjerë. Meqë ka dhuntinë e qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme fizike, kjo shenjë ia nënshtron organizmin përpjekjeve të tepërta, kështu që bëhet viktime e sëmundjeve akute, ndonëse ka edhe aftësinë e shërimit të shpejtë. Mikun më të mirë e ka gjumin, të gjatë e të thellë, i cili ndikon mirë në tërë sistemin e tij nervor. Kjo është shenja e DASHIT (mes 21 marsit e 20 prillit).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here