Gjeloshaj: Malësia do të triumfojë në Tuz

0
66

Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Mal të Zi, pasi për herë të parë në Tuz votohet për kreun e komunës.

Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë për kandidatin e koalicionit “Malësia na bashkon”, nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Kandidati shqiptar, Nik Gjeloshaj dha një prononcim për topchannel.

“Procesi ka filluar në mëngjes ku janë evidentuar edhe disa probleme teknike, ndërsa çdo dy orë bëhet ristartimi i kompjuterit që bën identifikimin e votuesve. Qëllimi ynë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, ndaj bëjmë apel që të kemi pjesëmarrje masive në këtë vendim historik. Të gjitha pengesat nuk mund të ndalin procesin, që është triumfi i Malësisë”, tha kandidati Nik Gjeloshaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here