Gjykanoviq: Dëshirojmë të ndihmojmë për arritjen e një marrëveshje pozitive Prishtinë-Beograd

0
62

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviq, është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, me të cilin kanë biseduar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjyakonviq ka thënë se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë ne gjetjen e një zgjidhje pozitive ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tij zgjidhja e problemit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit është një përvoje tepër e mirë dhe si e tillë duhet të shfrytëzohet edhe në rastin e Kosovës dhe Serbisë, shkruan tanjug.

“Mua më duket se përvoja në zgjidhjen e problemit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë mund të jetë shumë e dobishme për zgjidhjen e problemeve të natyrave të ngjashme, si në rastin e Beogradit dhe Prishtinës “, ka thënë Gjykanoviq.

Ai thotë se shteti që drejton është i interesuar që të arrihet një zgjidhje pozitive ndërmjet dy shteteve.

“Ne dëshirojmë të ndihmojmë që ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arrihet një marrëveshje pozitive që do të vendoste stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Gjykanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here