38 vjet nga demonstrata e 11 marsit të vitit 1981

0
21

Pas 38 vjetëve, po kthehet prapë të ushqehet në Mensën e Studentëve në Prishtinë. Ishte pikërisht ky vendi, ku Kadri Kryeziu më shokë, ishte ushqyer për vite e nga këtu me 11 mars të vitit 1981 filluan një revoltë studentore.

E nisur si pakënaqësi për kushte te këqija në mensë kjo revoltë e studentëve, do të mbahej në mend si demonstrata e cila i tundi themelet e Jugosllavisë së asaj kohe.

Me kërkesën për Kosovën Republikë, dhe shumë të tjera për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës rreth 10 mijë studentë iu bashkëngjiten kësaj demonstrate.

E Kryeziu, thotë demonstratat e asaj kohë, ishin të organizuara, e jo spontane.

Ai mbanë mend çdo detaj të asaj që njihet si Demonstratat e 81shit.

Ai tregon se kush ishin organizatorët e tjerë të kësaj demonstrate.

E mes dhunës dhe ndjekjes nga forcat policore serbe, Kryeziu e mbanë mend edhe një detaj interesant

E kujtime të freskat të kësaj dite, ka edhe njëra nga organizatoret e demonstratës.

Tash dokroreshë, Teuta Hadri, thotë se një zë i fuqishëm i kësaj demonstrate, ka qene ai i femrës.

Megjithëkëtë, ajo thotë  forcat serbe nuk i kursyen askë.

Ndryshe, kjo demonstratë u pa si pikënisje e një kryengritje gjithëpopullore në Kosovë, në të cilat më pas, morën pjesë afro 1 milion kosovarë në gjithë Kosovën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here