Thaçi: Viti 1981 shënon kthesën për avancimin e statusit politik të Kosovës

0
34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar demonstratën e 11 marsit të vitit 1981.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar demonstratën e 11 marsit të vitit 1981, ka thënë se në këtë ditë filloi një fazë e re historike.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se viti 1981 shënoi kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

Pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike.

Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërrua në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.

Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avancimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here