Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

0
39

Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në një restorant keni thyer një gotë pa dashje, e keni parë se fytyra merr një ngjyrë të kuqe. Por çfarë ndikon që fytyra juaj të ndërrojë ngjyrë?

Skuqja është rezultat i veprimit të sistemit simpatik të trurit. Kur ju përjetoni një ndjenjë emocioni, turpi apo gëzimi, trupi juaj prodhon adrenalinë, një stimulues natyral, i cila shkakton zgjerimin e venave të gjakut duke bërë që gjaku të qarkullojë më shpejtë, zemra të rrahë më fortë dhe bebëzat e syrit të zgjerohen . 

Disa njerëz skuqen më shume se të tjerët, dhe kjo varet nga përgjigja e e trupit ndaj situatave të ndryshme.

Ndaj hormonit adrenalinë, përgjigjen vetëm vena në disa pjesë të caktuara të trupit, gjë e cila e shpjegon faktin që skuqja ndodhë vetëm në fytyrë, përkatësisht në faqe.

A ka ndonjë mënyrë për ta ndaluar skuqjen?

Praktikisht nuk ekziston një mënyrë për ta ndaluar këtë proces. Sistemi nervor simpatik nuk është i vullnetshëm, andaj nuk mund të kontrollohet. Kjo shpjegon faktin që kur ne tentojmë të skuqemi, ky proces nuk është i mundur dhe as i vullnetshëm – shkruan Insider.

Eritrofobia- është frika apo fobia ndaj skuqjes, e cila i detyron disa njerëz t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për t’i prerë disa nerva në shtyllën kurrizore të cilët janë përgjegjës për skuqje. Kjo procedurë quhet Simpatektomi Endotorakale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here