Fifi braktis kompaninë e cila e menaxhonte, për Florin

0
32

Fifi tashmë pjesë e Threedots.
Prej kohësh në media është përfolur për marrëdhënien mes këngëtares Fifi dhe kantautorit Flori.

Në fillim u aludua se mes tyre kishte një lidhje, megjithatë më vonë u zbulua se dyshja është duke punuar për të sjellë një duet.

Mirëpo, kjo nuk do të jetë hera e parë që këngëtarja Fifi po bashkëpunon me labelin ‘Threedots’.

Ndonëse ajo prej vitesh është pjesë e shtëpisë diskografike “Max Production” së fundmi ‘Iconastyle’ tregon se Fifi ka braktisur bashkëpunëtorët e vjetër dhe tashmë është bërë pjesë e labelit Threedots.

Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë teksa është pyetur se nëse do të jetë pjesë e Threedots, Fifi është përgjigjur:

“Po, nuk i dihet”, dhe tashmë në bion e saj të ‘Instagramit’ ku ajo gjithmonë mbante emrin e ‘Max Production’ është vënë re që Fifi e ka hequr atë duke treguar kështu se nuk është më nën menaxhimin e kompanisë së njohur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here