Avdullah Hoti u përgjigjet kërcënimeve të Daçiq për ndërhyrje me ushtri në Veri

0
61

Shefi i Grupit Parlemtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kërcënimet që vijnë nga ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, për ndërhyrje në veri të Kosovës tregojnë se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është shumë larg.

Sipas tij, fakti që KFOR-i është në Kosovë, kërcënimet e tilla të Daçiqit nuk mund të jenë asgjë tjetër përveç kërcënime boshe.

“Çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të jashtëm serb, për ndërhyrje në veri të Kosovës. Ata e dinë që Kosova tani e ka ushtrinë e vet dhe se KFOR është ende në Kosovë. Prandaj edhe atë e dinë se këto kërcënime janë boshe”, ka thënë deputeti i LDK’së.

Për Hotin, gjuha kërcënuese e Beogradit, tregon se sa larg marrëveshjes janë Serbia dhe Kosovës.

“Por kjo gjuhë kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë”, ka përfunduar Hoti.

Lidhur me këto kërcënime të Beogradit, Gazeta Express, ka kontaktuar sot edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Në një përgjigje për Express, zëvendësministri Burim Ramadani, ka thënë se do të bashkëpunojnë me KFOR-in në çfarëdo situate që mund të krijohet.

Ndërkohë të heshtur nuk kanë qëndruar as zyrtarët e KFOR-it. Zëdhënësi i kësaj force, Vincenzo Grassov, ka thënë se janë duke e monitoruar situatën, dhe se nuk ka shenja se situatat mund të eskalojë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here