“Majko kryeministër i qeverisë tranzitore? Di të them se është 100 herë më i mirë se Rama”

0
49

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari është shprehur se Pandeli Majko është 100 fish më i mirë se Edi Rama.

I pyetur në emisionin “45 Minuta” nëse opozita do të pranonte Majkon si kryeministër të qeverisë tranzitore, Brahimllari tha:

“Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama”. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here