Në Prizren asgjësohet mishi me afat të skaduar

0
45

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren gjatë kontrollit të rregullt inspektues më 13 mars ka konstatuar se në supermarketin Super Viva, e cila gjendet në magjistralen Prizren-Gjakovë, janë hasur produkte ushqimore me afat të skaduar.

“Janë hasur produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike (pamje, era, ngjyra, shija), si:

  1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.600 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro
  2. Mish pule (kaqika) 12.600 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro
  3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro, gjithsej 2,045.61 euro”, shkruhet në kumtesën e lëshuar nga kjo Komunë.

Në këtë kumtesë thuhet se e gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre, ishte e papërdorueshme për konsum dhe për këtë arsye u asgjësua. Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative.

“Pa dyshim se një prej prioriteteve kryesore në punën e Drejtorisë së Inspektorateve do vazhdojë të mbetet ruajtja dhe përkujdes ndaj shëndetit të qytetarëve. Prandaj Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë të qëndrojë e pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, i cili me veprimtarinë e tij do e rrezikojë shëndetin e qytetarëve”, shkruhet në më tej në këtë kumtesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here