Siljanovska: Romët nuk do jenë të harruar nga shteti

0
35

Kandidatja për kryetare e shtetit Grodana Siljanovska Davkova realizoi takim me qytetarët e komunës së Shuto Orizarezes dhe me kryetarin e organizatës “ROM”.

“Ju falënderoj për përkrahjen e Romëve të bashkuar të Maqedonisë. Politika e përfaqësimit të barabartë duhet t’i ketë parasysh romët”, tha Siljanovska.

Pas takimit ajo përsëriti para të pranishmëve se do të jetë kryetare që do të bashkojë dhe do të angazhohet që e drejta dhe drejtësia të kthehen në piedestal.

“Romët nuk do jenë të harruar nga shteti siç janë tani për shkak se ky pushtet i harroi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e qëllimeve të tyre. Vetëm me fitore mund të fillojë të hiqet zaevizmi që sundon në shtet”, tha Siljanovska Dakvkova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here