Mustafa takon kryetarët e degëve të LDK’së

0
33

I pari i LDK’së, Isa Mustafa, sot ka takuar kryetarët e të gjitha degëve të partisë në lidhje me procesin zgjedhor brenda kësaj partie.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mustafa, deklaroi se në këtë mbledhje u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje.

Postimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar,

Sot takova kryetarët e degëve të LDK-së, lidhur me bashkërenditjen e procesit zgjedhor.

Degët e LDK-së janë shtylla esenciale e organizimit dhe veprimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Puna me degët dhe në degë është një kultivim specifik i demokracisë dhe vlerave brënda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një atmosferë pune, por edhe solemne, u konfirmua gatishmëria dhe disponimi i lartë për zgjedhje dhe orientimi për ta fuqizuar LDK-në si forcën politike më relevante në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here