Vodhën pajisje në shkollë, arrestohen katër të mitur në Mitrovicë

0
24

Policia e Mitrovicës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në një komunikatë të Policisë, bëhet e ditur se Stacioni Policor “Jugu” në Mitrovicë ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të moshës së mitur që dyshohet të kenë kryer vjedhje.

“Arrestimi i katër personave të dyshuar të moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në një shkollë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishin dy llaptop dhe pajisje të ndryshme shkollore”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here