Hoti pas vrasjes në Lipjan: Kuvendi, t’i shpall të jashtëligjshme kazinot

0
23

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, ka thënë se Kuvendi urgjentisht duhet t’i shpall të jashtëligjshme kazinot dhe lojërat e fatit.

Këtë reagim ai e bëri pas vrasjes së të riut, sonte, në një kazino në Lipjan.

“Sonte një i ri qenka vrarë në Lipjan në kazino. Ngushëllimet me të thella familjes dhe miqve të tij. Kjo është një ditë zie tjetër për Lipjanin, pas aksidentin tragjik në Duhël, dhe për gjithë Kosovën.Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinotë dhe lojërat e fatit. Kuvendi duhet te hedh poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e te ardhura dhe zhvillim ekonomik”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here