Isa Mustafa ka një porosi për ata që po interesohen për zgjedhjet në LDK

0
22

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se LDK po i mbush 30 vite të veprimtarisë dhe kontributit të saj, ndërsa pas zgjedhjeve të brendshme do të dal edhe më e fortë.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “LDK vlerëson gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e saj, por fillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve do ta bëjë vet, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar”.

Postimi i plotë i Mustafës:

Zgjedhjet në LDK janë një proces i rëndësishëm dhe një akt solemn. Përmes zgjedhjeve LDK e gjeneron vetëveten, rritet dhe e rikonfirmon orientimin e saj politik të qendrës së djathtë.

LDK sot është parti me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Po i mbush 3o vjet të veprimit dhe kontributit të saj shtetformues. Politikat dhe orientimet strategjike të saj nuk i përcaktojnë vetëm individët e veçantë. Ato i përcakton historia e saj, anëtarësia, përkrahësit dhe simpatizantët e LDK-së. 

Si parti më e madhe, LDK vlerëson gjithë ata që po interesohen për zgjedhjet e saj, por fillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve do ta bëjë vet, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar. Do të dal edhe më e fortë! 

Kjo ishte fryma e takimit të sotëm të Kryesisë me kryetarët degëve të LDK-së. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here