Pas dokumentarit kampioni Idriz Humolli sjell librin “Bodibildingu dhe Fitnesi Kosovar”

0
112

Edhe atëherë kur kufijtë na ndanin libri i Idriz Humollit, po e bashkonte Kosovën dhe Shqipërinë.

Kjo u bë e ditur sot për herë të parë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë,  nga Kampioni i parë   Bodibildingut në Shqipëri, z. Ilirian Mema, i cili me rrëfimin e tij rrënqethi të pranishmit gjatë promovimit tē librit të tretë, të doajenit të Bodibildingut dhe Fitnesit në Kosovë, z. Idriz Humollit të titulluar ” Bodibildingu dhe Fitnesi Kosovar-Kujtime dhe Përjetime”.

Ky libër vie pas dokumentarit të z. Idriz Humollit  “Rrugëtim prej Kampioni”, premiera e të cilit është shfaqur pak muaj më parë e në të cilin janë përfshirë disa nga ngjarjet e rrugëtimit z. Humollit, për më tepër se 50 vjet në botën e bodibildingut dhe fitnesit, duke qenë fitues i shumë çmimeve dhe shtatë herë duke u kurorëzuar me titullin Kampion.

Gjatë promovimit të librit  “BODIBILDINGU DHE  FITNESI KOSOVAR”- Kujtime dhe përjetime i cili  përmban 430 faqe,  ku ishin dhjetëra të pranishëm në mesin e të cilëve figura të njohura, sportdashëse nga Shqipëria dhe Kosova autori ka falendëruar sponzorët që mundësuan botimin e këtij libri.

Nuk munguan fjalët më të bukura të njohësve të këtij sporti, të bashkpunëtorëve të tij të cilët me modesti e konsideronin veten nxënës të autorit.

Ata mes tjerash, rrëfyen sfidat e rënda të tyre që kishin kaluar me autorin me një qëllim të vetëm jetësimin e bodibildingut dhe fitnesit, në Kosovë dhe Shqipëri.

Në mesin e shumë bashkpuntorëve, gazetarëve dhe sportdashësve mori flajën edhe Kampioni i Parë shqiptarë z. Ilirjan Mema, i cili ka zbuluar diçka të padëgjuar  më parë.

Ai ka rrëfyer se si në vitin 1992 edhe përkundër rrethanave të vështira asaj kohe në Shqipëri, mundësive të rënda për tu pajisur me kopje të një libri, tregoi  se si i kishte pushtuar arhivat në Tiranë,  për të gjetur librin e z. Idriz Humollit, të cilin fshehurazi e kishte kopjuar dhe me të njejtin ishte shërbyer me këshilla, udhëzime rreth bodibildingut dhe fitnesit, me një qëllim të vetëm që ky sport të jetësohej edhe në Shqipëri.

Kampioni,  Mema tha se këtë gjë e kishte bërë nga dëshira e madhe që kishte për këtë sport dhe si udhërrëfyes e kishte zgjedhur librin e prof. Idriz Humollit ku pas hapjes së kufijve ai tregoi rreth kontributit të dhënë për themelimin dhe avansimin të këtij sporti në Shqipëri z. Idriz Humolli.

Ky i fundit falendërime të veçanta mori edhe nga trajneri i parë i bodibildingut dhe fitnesit në Republikën e Shqipërisë z. Edi Shameti si dhe nga kreu i Federatës së Bodibildingut të Republikës së Kosovës të cilët uruan që së shpejti në duar të lexuesve të vie libri i radhës. / Shqip.Press/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here