Turqit rrisin bizneset në Mal të Zi

0
22

Numri i bizneseve Turke të regjistruara në Malin e Zi është rritur për disa herë brenda dy viteve të fundit. Të dhënt tregojnë që në 2017 në këtë shtet ishin 250 biznese Turke ndërsa sot kjo shifër ka arritur në 2 mijë të tilla.

Sipas kryetarit të Shoqatës së biznesmenëve dhe investitorëve turq në Malin e Zi, Ertac Gungor, interesimi për të investuar nga ana e biznesmenëve turq nga dita në ditë po rritet, ndërsa interesimi më i madh është për ndërtimtarinë.

“Në radhë të parë është ndërtimi, pastaj turizmi, ndërsa sektorët e tjerë janë në vendin e tretë. Ne nuk jemi duke u fokusuar vetëm në sektorët, por duke synuar hapjen e fabrikave më të mëdha dhe zvogëlimin e numrit të të papunëve”, tha Gungor.

Gungor gjithashtu tha se ka informata se dy kompani turke janë të interesuara për aeroportet e Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here