Mësoni se a jeni të turpshëm apo vuani nga ky çrregullim

0
16

Të jesh i shqetësuar për një takim të parë apo një intervistë pune është normale dhe I ndodhë çdo njeriut.

Mirëpo kur ky shqetësim eskalon në një ndjenjë ekstreme të shqetësimit, frikës apo tmerrit ndaj një situatë jo edhe aq serioze, atëherë kjo rezulton në një diagnozë të çrregullimit të ankthit social. E njohur edhe si fobia sociale, ky çrregullim është shumë I përhapur.

Çrregullimi I ankthit social, mund të interferojë me aftësinë e një personi të performojë edhe funksionet e përditshme, siç janë socializimi me njerëz dhe në disa raste edhe punën. Ky çrregullim shpeshherë ngatërrohet me turpin, mirëpo jo të gjithë njerëzit që janë të turpshëm vuajnë nga ky çrregullim. Në një studim të berë më parë, ne mesin e 10.000 të rinjëve, gjysma e tyre u identifikuan sit ë turpshëm, kurse vetëm 12% prej tyre u identifikuan me çrregullimin e ankthit social.

Cilat janë simptomat?

Njerëzit ë përjetojnë këtë çrregullim, mund të përballen më disa simtpoma fizike dhe psiqike. Disa nga simptomat fizike janë djersitja, dridhja, konfuzioni, tensioni I muskujve dhe rrahje të shpejta të zemrës. Si pasojë shumica e personave që vuajnë nga ky çrregulim I ndërprejnë aktivitetet e tyre dhe I shmangen çdo situtate sociale.

Cilat janë shkaqet?

Sikur të gjitha çregullimet e ankthir, nuk dihet shumë për shkaqet. Gjithsesi thuhet se është një çrregullim I neurotransimiterëve, përkatësisht seratoninës. Gjithashu ka mudnësi të ketë edhe një komponent gjenetik në shkaktimin e kësaj gjendje krahas edhe faktorëve të ambientit.

Sipas “Social Anxiety and Alchool Abuse”, 20% e njerëzveqë vuajnë nga ky çrregullim kanë prirje të konsumojnë alkool apo droga të ndryshme.

Disa nga trajtimet e duhura janë terapite shoqërore, mirëpo shumica e këtyre njerëzve fatkeqësisht kanë gjetur zgjidhjen në përdorimin e antidepresantëve. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here