“Keqpërdorën himnin ata që nuk i dinë fjalët”, Lleshaj: Protesta e dhunshme, plan sulmi ndaj institucioneve

0
14

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së djeshme të organizuar nga opozita, ku nuk munguan edhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

Në një deklaratë për mediat, Lleshaj e cilësoi protestën shumë të dhunshme, ndërsa tha se pabesisht ajo u zhvendos nga vendi ku ishte thënë se do të mbahej, kryeminsitria, për të shkuar drejt parlamentit.

Ai shtoi më tej se dhuna e treguar në protestë, sipas tij dëshpërimin e organizatorëve, të cilët i akuzoi dhe për një plan sulmi ndaj institucioneve.

“Mbrëmë Tirana dhe Shqipëria përjetuan një ngjarje të pazakontë, një protestë të dhunshme. Pati më pak pjesmarrës, një lajm pozitiv sepse do të thotë që shqiptarët kanë kuptuar ndaj kujt nuk duhetbn të rendin. Por pati shumë dhunë.

Protesta u zhvendos në mënyrë të pabesë nga vendi ku ishte deklaruar se do të mbahej, para kryeministrisë, drejt parlamentit, duke sjellë dëme. Nga ana e organizatorëve nuk kishin marrë asnjë masë për sigurinë  e saj, për të garantuar që protesta të zhvillohej brenda normave ligjore. Përkundrazi ata kishin marrë masa për të angazhuar grupe sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër forcave të rendit publik.

Gjatë protestës u thanë thirrje të hapura atikushtetuese, thirrje për revolucion, dhunë, thirrje që po intensifikohen ndonëse nga grupe gjithnjë më të vogla njerëzish. U përdorën edhe lëndë shpërthyese. Më e keqja është që protesta kontribuojë për ta zhvendosur punën e policisë nga përballimi i grupeve kriminale në përballimin e një proteste. Polica reagoi me profesionalizëm, ajo përballoi një dhunë të egër, shumë të egër nga një grup i mirëorgazizuar dhe i mirë pajisur. Policia e shteti dhe pësoi shumë, shumë policë u lënduan, pesë prej të të cilëve përfunduan në spital. Protesta kishte natën si maskën e madhe për të fshehur dhunën e pajustifikueshme.

U përdor himni nga ata që nuk i dinë as fjalët as kuptimin. Pas protestës janë marrë masa të forta nga organet ligjzbatuese për të shoqëruar ndaluar e arrestuar persona që kanë konsumuar vepra të ndryshme penale. Do të vijojë puna për dokumentimin e shkeljeve nga organizatorët e protestës.

Problemi po kalon në një problem kushtetues, protestuesit e organizatorët  mund të përballen me akuzën se po sulmojnë organet kushtetuese të vendit”, tha ministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here