NGJYRA ROZË PO BËN NAMIN KËTË SEZON, ATO QË NUK E KANË QEJF, TA MENDOJNË EDHE NJË HERË!!!!

0
17

Sesa e bukur mund të jetë roza në trup, e treguan dy yje ndërkombëtare: aktorja me famë botërore Olivia Munn, 38 vjec dhe modelja e njohur Rosie Huntington-Whiteley, 31. Të dyja ato kanë shkëlqyer me këtë ngjyrë ndërsa pozonin në tapetin e kuq të shtruar për Patrick Ta Beauty, në Los Angeles. Olivia kishte zgjedhur një kostum më pantallona të shkurtra, xhaketë dhe kanotjerë që ekspozonte barkun, të gjitha në të njëjtën gamë ngjyrash, ndërsa Rosie kishte kombinuar guximshëm xhinsin rozë me cizme të gjata të zeza.

Në rozë të lehtë qe veshur dhe aktorja kanadeze Shay Mitchell, në veshjen e së cilës ishin përdorur me mjaft mjeshtëri edhe puplat, modelja e Instagramit Olivia Pierson, modelja e njohur Carmell Rose dhe ylli amerikan I reality-t, Gretchen Rossi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here