‘Zbrazet’ QKUK’ja: Punëtorët ikin në ekskursion

0
22

Qindra punëtorë të QKUK-së janë nisur dje në mëngjes për në Shqipëri ku do të kalojnë vikendin.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka angazhuar një kompani private me rreth 10 autobusë për t’i çuar anëtarët e saj në një ekskursion në Shqipëri.

Qindra punëtorë të QKUK-së do ta kalojnë vikendin duke shëtitur në qytetet bregdetare të Shqipërisë.

Sindikata organizon këtë udhëtim pothuajse për çdo vit. Megjithatë kjo sindikatë është përballur me kritika të shumta nga anëtarët e saj, veçanërisht nga infermierët të cilët janë ndarë të paknëaqur me përfaqësimin e saj në negocitatat për përcaktimin e koeficientit në ligjin e ri për pagat.

Për shkak të këtyre pakënaqësive tanimë është formuar edhe një sindikatë e veçantë e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here