Basha sulmon Ramën: Shqiptarët të kanë vënë kryqin ty dhe bandës së hajdutëve

0
14

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka nisur këtë të hënë me një postim në rrjetin social të protestës së të shtunës, duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama.

Basha shkruan se qytetarët ia kanë vënë “kryqin” Ramës, njëlloj siç edhe ai ka bërë ndaj shqiptarëve.

Statusi i Bashës:

Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! 
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. 
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here