Haradinaj: Roli i Caritas-it i jashtëzakonshëm në kujdesin shëndetësor

0
7

Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësues të Caritas-it evropian, të pritë nga Don Viktor Sopi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësues të Caritas-it evropian, të pritë nga Don Viktor Sopi.

Haradinaj ka thënë se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Roli i Caritas Kosova në komponentën sociale në shërbim të komunitetit është i jashtëzakonshëm, veçmas në aspektin e kujdesit shëndetësor. Prita sot përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare, si pjesë e Caritas-it europian, prirë nga Don Viktor Sopi, me të cilët u pajtuam që projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave. Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here