Pacolli falënderon Kanadanë për ndihmën ndaj Kosovës

0
9

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur mirënjohjen për shtetin e Kanadasë.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka falënderuar shtetin që ka ndihmuar Kosovën para, gjatë dhe pas luftës.

Postimi i plotë i Pacollit:

Këtë muaj, Republika e Kosovës dhe Kanada shënojnë dhjetë vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike.

Para 20 vitesh, Kanada si vend anëtar i NATO-së, ishte përkrahëse e fuqishme e ndërhyrjes së kësaj Aleance. Asokohe, përkrahja e këtij vendi vazhdoj me pranimin e afër 7 mijë qytetarëve të zhvendosur dhunshëm nga shtëpitë dhe atdheu i tyre.

Kanada ofroi përkrahje të fuqishme për procesin e pavarësisë dhe njohjen e menjëhershme të përcaktimit tonë. Përgjatë këtij dhjetvjeçari, Kanada, si demokraci model inspirimi për ne, ka ofruar mbështetje të vazhdueshme në të gjitha aspektet për Kosovën.

Me këtë rast dua ta falenderoj dhe t’i shprehi mirënjohje të thellë, Deputetes së Parlamentit Kanadez, znj. Anita Vandenbeld, aktualisht Kryesuese e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Parlamentin e Kosovës, për fjalën e saj në respekt dhe promovim të marrëdhënieve bilaterale.

Ne jemi thellësisht mirënjohes dhe krenarë për përkrahjen e këtij vendi dhe për marrëdhëniet tona të shkëlqyera. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here