Parashikimi i Salah: Me katër fitore fitojmë titullin

0
9

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, ka dhënë parashikimin e tij për titullin e Premierligës, menjëherë pas fitores së skuadrës së tij ndaj Chelsea.

Liverpool shënoi fitore të madhe ndaj ‘bluve’ të Londrës, duke triumfuar me rezultatin 2:0, në një ndeshje ku Salah shkëlqeu, madje shënoi edhe një gol tejet të bukur.

Pas përfundimit të ndeshjes, anësori i ‘The Reds’ është shprehur optimist se skuadra e tij do të triumfojë në fund të kësaj kampanje në Premierligë.

Egjiptiani ka dhënë edhe numrin e fitoreve që i nevojiten skuadrës së tij për ta arritur atë që nuk e bën tash e 29 vite.

“Për mendimin tim po” ka thënë Salah pas ndeshjes, i pyetur nëse do të mjaftonin katër fitore për triumfin në kampionatin anglez, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të fokusohemi tek ndeshjet tona. Ne shpresojmë që Manchester City do të humbin pikë. Premierliga është më e rëndësishmja për mua” ka thënë tutje anësori egjiptian.

“Unë e ndjek Man Cityn për t’i parë rezultatet. Ajo gjë na ndihmon sepse na shtynë të paraqitemi më mirë. Ne fokusohemi tek ndeshjet tona, por unë e dija rezultatin e City ndaj Palace” ka shtuar ndër të tjerash Mo.

Me super golin e shënuar mbrëmë, Salah i është bashkuar Sergio Agueros në krye të listës së top golashënuesve në ligën angleze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here