Selmanaj: Zgjedhjet në veri të vonuara, por të domosdoshme

0
8

Vendimi i presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e zgjedhjeve në veri të Mitrovicës është vlerësuar si proces i vonuar nga LDK’ja.

Deputeti Driton Selmanaj thotë se veriu nuk duhet të lihet pa kontroll politik.

‘Mendojmë që ka qenë i vonuar por gjithsesi i domosdoshëm sepse nuk guxojmë që të lëmë një pjesë të madhe të territorit të Kosovës pa kontroll, së paku politik nga ana e qendrës, nga ana e institucioneve shtetërore në Kosovë sepse ata në atë pjesë menaxhojnë para nga Qeveria e Kosovës. Menaxhojnë shumë procese të tyre dhe ne natyrisht nuk kem qare pa e pasë së paku kontrollin politik sepse e dijmë se një pjesë të sovranitetit tonë është lënë në kuptim të plotë të fjalës atje’, tha Selmanaj për rtv21.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të drejtë vote kanë 58 mijë e 520 votues me një dallim prej 1507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të datës 22 tetor të vitit 2017.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here