Burg për presidentin e Sudanit

0
8

Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir, është zhvendosur nga arresti shtëpiak në burg, bëjnë të ditur raportet e mediave sudaneze.

Al-Bashir u transferua në burgun e sigurisë maksimale Kober në Bahri në Kartum, ku zyrtarë tjerë të regjimit të mëparshëm janë mbajtur.

Këshilli ushtarak në pushtet ende nuk ka konfirmuar raportet.

Al-Bashir, i cili qeverisi Sudanin që nga viti 1989, u përmbys nga ushtria javën e kaluar pas muajsh protestash kundër sundimit të tij 30-vjeçar.

Ai përballet me urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në lidhje me konfliktin në rajonin e Darfurit Perëndimor

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here