Dega e PDK’së në Drenas fillon procesin zgjedhor, Ramiz Lladrovci ka një porosi

0
21

Bastioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Drenasi, sonte ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor. Sipas orarit të përcaktuar nga Komisioni lokal dhe qendror për zgjedhje të brendshme, e ky proces ka filluar në nëndegët në Likoshan dhe Vuçak.

Me rastin e fillimit të zgjedhjeve të brendshme në degën e PDK’së, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët t’i bashkohen këtij procesi.

Postimi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Urime fillimi i procesit zgjedhor të PDK-së në Drenas!

Bastioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Drenasi, sonte filloi me procesin e brendshëm zgjedhor. Sipas orarit të përcaktuar nga Komisioni lokal dhe qendror për zgjedhje të brendshme, e filluam me nëndegët në Likoshan dhe Vuçak.

Ky proces i brendshëm zgjedhor, do të rikonfirmoj kohezionin e brendshëm, fuqizimin e nëndegëve me anëtarë të rinj si dhe konsolidimin e instancave lokale partiake, rreth platformës Dekada e Re dhe vizionit të liderit tonë, Kadri Veseli.

Takimet njoftuese të deritashme nëpër nëndegë, kanë pasur ecuri dhe zhvillim të jashtëzakonshëm pozitiv. Ashtu presim të zhvillohen edhe me zgjedhjet e brendshme, duke bashkuar gjeneratat, kontribuuesit, veprimtarët, simpatizantët dhe qytetarët, rreth Dekadës së re, me masivitet, pjesëmarrje të personaliteteve të shquara nga nëndegët, si dhe proces demokratik.

Procesi i sontëm zgjedhor, në nëndegët e PDK-së në Likoshan dhe Vuçak, japin mesazh të fuqishëm të unitetit tonë në Degën e Drenasit, të gatishmërisë tonë për të zgjedhur më të mirët, duke fuqizuar të gjitha nivelet e organizimit politik, si dhe të rikonfirmojmë se Drenasi dhe Drenica, sikur dje që ishte bastion i UÇK-së, sot është bastion i PDK-së.

Me vizionin e liderit të PDK-së, Kadri Veseli dhe platformën Dekada e Re, jemi faqebardhë para qytetarëve tanë, për ta bërë komunën tonë dhe shtetin tonë, me besim, zhvillim dhe integrim!

Suksese kandidatëve, zgjidhni më meritorët!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here