Kërkohet paraburgim për babain që plagosi djalin e tij në Ferizaj

0
9

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar paraburgim për të dyshuarin që tentoi ta privoj nga jeta djalin e tij, RR.M.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, përmes së cilës edhe janë sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së  paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc”, thuhet në komunikatë.

Kjo është bërë nën dyshimin se i njëjti me datë 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshje mes tyre, me dashje, ka tentuar që ta privoj nga jeta të dëmtuarin- djalin e tij RR.M.,  duke shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë, me Ç’rast i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here