Konjufca, Haradinajt: Po ka para për asfalt e nuk po ka për prodhim të rrymës

0
10

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i është kundëpërgjigjur arsyetimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për kontratën me investitorin Counter Global për energjinë elektrike.

Haradinaj tha se më mirë të prodhohet energjia elektrike nga një investitor i huaj si Counter Global se sa të blihet nga Serbia.

Konjufca thotë se pajtohet me kryeministrin që duhet të prodhohet energjia elektrike në vend, e jo të blihet nga jashtë.

“Po e kuptojmë këtë strategji të kryeministrit, por unë po i them ka trokit në derë të hapur.  Ne pajtohemi që Kosova ka nevojë për prodhim të energjisë. Kurrkush nuk tha ndryshe, Ne po debatojmë si ta gjejmë mënyrën më të mirë si ta prodhojmë energjinë elektrike”, ka thënë Konjufca.

Mirëpo Konjufca thotë se Haradinaj ka zgjedhur rrugën më të keqe për të jetësuar projekte të prodhimit të energjisë brenda vendit, duke e angazhuar kompaninë Counter Globali.

Sipas zyrtalrit të VV’së, më mirë të prodhohej energji me paratë e Qeverisë se sa të shtroheshin miliona euro asfalt.

“Ti e ke zgjedh një plan që ndikon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarit. E dinë shumë mirë ti që në tregun e botës një MegaWat kushton një milion euro. 450 kushtojnë 450 milionë euro. Pse Kosova paska për asfalt, e jo për energji elektrike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here