Krasniqi: Duhet ende kohë deri në një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë

0
8

Profesori universitar Milazim Krasniqi në emisionin Frontal ne T7 ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij këto dy shtete që ende nuk kanë zgjidhur problemet mes vete nuk mund të arrijnë tani në një marrëveshje përfundimtare.

Ai ka thënë se as takimi i Berlini nuk do të sjell diçka konkrete përpos deklaratave nga krerët institucional.

Ai ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ku ka thënë se në Serbi frymon ideja me Sllobodan Millosheviqit pavarësisht që ky i fundit ka vdekur.

“Serbia është e afërt me Serbinë, dhe Serbia po lëvizë si satelit i Serbisë”, tha ai.

Ai ka thënë se njëherë mes dy shteteve nuk do ketë marrëveshje.

“Marrëveshje në kuptimin qe Serbia të njoh Kosovën nuk do të ketë edhe shumë e shumë vite jo vetëm sivjet. Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të ishte në dëm të Kosovës dhe do të ishte në të mirë të Serbisë” , tha Krasniqi.

Për takimin e Berlinit ka thënë se do të ketë manifestim të pafuqisë.

“Do të ketë deklarata e bomba, por asgjë konkrete nuk do arrihet në këtë takim”,  tha Krasniqi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here