LDK përkrah ndarjen e mjeteve nga Qeveria për rindërtimin e Katedrales Notre Dame

0
14

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ndarjes së mjeteve nga Qeveria për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Avdullah Hoti, ka thënë se Franca nuk ka pasur nevojë për ndarjen e mjeteve nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, ai ka thënë se me ndarjen e mjeteve Kosova ka treguar se si shoqëri dhe shtet e përkrah trashëgiminë kulturore botërore.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Katedralja Notre Dame eshte pasuri e kultures boterore. Te gjithe e kemi pare me pikellim shkaterrimin e ketij simboli te civilizimit dhe kultures.

A ka pasur nevoje Franca per ndihmen tone kaq simbolike per rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo.

Me ndarjen e ketyre mjeteve, a tregojme ne si shoqeri dhe shtet se e vleresojme trashegimine kulturore boterore, si dhe mbeshtetjen qe kemi pasur ne momente kritike te ekzistences tone nga shteti mik Franca? Sigurisht se po. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here