Mustafa tregon për donacionet që fitoi nga partnerët ndërkombëtarë

0
13

Sot në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për Koordinimin e donacioneve të jashtme, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, theksoi se Ministria që ai drejton i kushton vëmendje çështjes së investimeve nga jashtë, investimeve nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe donacionet.

“Donacionet janë më shumë se një sinjal politik. Donacionet janë mjete të taksapaguesve të shteteve që ka shfaqur gatishmërinë të ndihmojnë në zhvillimin e shtetit tonë. Në këtë aspekt, përgjegjësia ndaj projekteve që përfitojnë nga donacionet është jo thjesht profesionale ngase si e tillë është edhe çështje e ndërgjegjes morale”, ka shkruar Mustafa.

Më poshtë pjesë nga postimi i tij në Facebook:

Ministria e Punëve të Brendshme aktualisht përfiton në disa segmente. Është në zhvillim e sipër projekti i binjakëzimit në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil me partnerët holandez dhe lituanez. Këto dy shtete mike së fundi kanë investuar në Projektin “Mbështetja e Regjistrimit Civile dhe Siguria e Dokumenteve”. Donacioni këtu tejkalon shumën prej 5 milion euro. Me datën 7 Dhjetor të vitit të kaluar, kam nënshkruar një marrëveshje për donacione INL-në dhe ICITAP-in amerikan. Nga kjo marrëveshje kemi përfituar që në start. Janë automjete dhe pajisje të ndryshme të cilat kanë shkuar për të përmirësuar cilësinë e punës nëpër agjencitë që veprojnë nën autoritetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me 18 Mars, pata kënaqësinë të mirëpres Ndihmës Sekretaren Amerikane Madison, ku edhe njëherë u pa përkushtimi amerikan që të shohin Republikën e Kosovës si një partner të fuqishëm në zbatimin e ligjit. Vizita e Ndihmës Sekretares Madison u kurorëzua me donacione disa milionëshe për Agjencinë Kosovare të Forenzikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here