Vetëvendosje thotë t’i jenë bashkuar 32 anëtarë të PDK’së

0
14

Partia Demokratike e Kosovës nga sot ka 32 anëtarë më pak.

Që të gjithë këta kanë ndërruar parti, duke kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Drita Millaku.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka uruar mirëseardhje atyre.

“32 anëtarë të PDK-së sot aderuan në Lëvizjen Vetëvendosje. Ata vazhdojnë me shpifje. Ne po vazhdojmë me punë. Mirë se erdhët! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Millaku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here