Identifikohen dy nga autorët e grabitjes në Rinas

0
36

Identifikohen dy nga pesë grabitësit e miliona eurove 10 ditë më parë në Rinas.

Lajmin e ka dhënë gazetari Arsen Rusta referuar burimeve nga mbledhja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me drejtorët e policisë në ambientet e MB.

Emrat nuk bëhen ende me dije për shkak të hetimit por mësohet se autorët po mbahen nën vëzhgim dhe pritet që shumë shpejt të arrestohen.

5 persona të armatosur deri në dhëmbë, mes të cilëve edhe Admir Murataj i cili mbeti i vrarë nga policia, grabitën më datë 9 prill 2019, në aeroportin e Rinasit, brenda barkut të avionit miliona euro që kishin destinacion Vjenën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here