Gjithçka që dihet rreth kthimit të kosovarëve nga Siria

0
14

Të premten në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër). Kthimi i tyre u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Aktualisht, të kthyerit po mbahen në Qendrën për të Huajt në Vranidoll dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, të cilët siç ka raportuar Express pritet të lirohen pas 72 orësh. Ndërkohë, katër luftëtarëve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Korridore të gjata e të ngushta të dërgojnë drejt dhomave të Qendrës së Mbajtjes për të Huajt në Vranidoll të Prishtinës. Brenda hapësirave të kësaj qendre, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës janë vendosur të kthyerit nga Siria.

Forca të shumta policore duke përfshirë njësitet speciale po vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar këtë qendër ku po qëndrojnë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria, të cilët siç raportoi Express të shtunën pritet të lirohen pas 72 orësh.

Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga frocat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tha se të premten janë kthyer 110 shtetas kosovar, 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër.

Shtoi se të njejtit kanë përjetuar peridhë traumatike ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Gra e fëmijë kemi arritur ti nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla.Kanë përjetuar peridhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri.

Rashit Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.

Në vazhdim pritet që edhe ata të kthehen në Kosovë, përderisa krejt ky veprim është i koordinuar me Amerikën.

E, pjesëmarrës në konferencën e së shtunës ishte edhe ministri i drejtësisë Abelard Tahiri i cili tha se Kosova me ndihmën e Amerikës ka kthyer dhjetëra qytetarë nga zonat e luftës.

Shtoi se të njejtit kanë përjetuar peridhë traumatike ndërsa shteti do të merret me trajtimin dhe integrimin e tyre në shoqëri.

“Gra e fëmijë kemi arritur ti nxjerrim nga zonat e konfliktit, që janë shfrytëzuar dhe u është mohuar e ardhmja. Gratë dhe fëmijët meritojnë rehabilitim, e fëmijët e kanë vendin në shkolla.Kanë përjetuar peridhë të rëndë traumatike”, tha Tahiri, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, mëngjesin e së shtunës Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës, për riatdhesimin e 110 kosovarëve të cilët kanë jetuar në Siri, 4 prej të cilëve kanë luftuar krah ISIS-t.

Sipas tyre me këtë veprim Kosova po vendos një standard të ri për Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in.

Gazeta Express ka kontaktuar të shtunën Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin për të marrë vesh se a kanë të drejtë që të kthyerit të takohen me familjarët, i cili nuk ka dashur të jap detaje duke thënë se çdo gjë është e koordinuar dhe dikush nga të kthyerit lëshohet për në shtëpi me herët e dikush më vonë.

“Gjithçka eshte e kordinuar me policinë dhe MPB-në, për kontakte me familjaret e të gjitha. Dikush lirohet me herët e dikush më vonë”, tha Tahiri.

Por, Gazeta Express mëson nga burime të sigurta brenda organeve të sigurisë së të kthyerit do të qëndrojnë në qendrën e azilkërkuesve në Vranidoll 72 orë (3 ditë) më pas do të lirohen për në shtëpitë e tyre.

“72 orë kanë me nejt në Vranidoll, pastaj shpërndahen te familjet e tyre”, tha ky burim.

Duket se për shkak të procedurave ligjore- derisa të kalojë kjo periudhë kohore, familjarët nuk do të kenë mundësi të takohem me të kthyerit nga Siria.

Por, pavarësisht se disa prej kosovarëve u kthyen nga Siria, atje vazhdojnë të mbesin edhe rreth 90 të tjerë.

E ndaj atyre që u kthyen nga Siria, do të veprohet konform ligjit.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë arrestuar katër luftëtarë që u kthyen nga Siria, ata janë ndaluar për 48 orë”, tha Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj. Ndaj të njejtëve, dje është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Ndryshe, Kosova ka hartuar një ligj në vitin 2015, me të cilin çdo person që merr pjesë në luftëra të huaja do të dënohet deri në 15 vjet burgim.

Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 ka shpallur të ashtuquajturin kalifat në pjesë të Sirisë dhe Irakut, është raportuar se ka humbur kontrollin në territorin e fundit në muajin mars.

Ndryshe, javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Qeveria e Kosovës kishte thënë atëbotë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Ndërkohë, lajmi për vendimin e  autoriteteve të Republikës së Kosovës për të riatdhesuar 110 shtetas të saj të kthyer nga Siria, ka pushtuar të gjitha faqet e mediave botërore.

Që nga SHBA-ja e deri tek mediat e Arabisë Saudite, sot po raportohet për këtë veprim të institucioneve të Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here